Vulin: Thirrja serbëve në zgjedhje, por jo njohje të Kosovës

Shefi i Zyrës për Kosovën, në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se thirrja serbëve të dalin në zgjedhje nuk vetëkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Është e qartë se s’ka Kosovë të pavarur”, citon Tanjugu Vulinin.
Duke komentuar përparimin në organizimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, të arritur ndërmjet dy kryeministrave, të Kosovës e të Serbisë, në Bruksel, Vulin u shpreh se ka pa vende në botë në të cilat votohet me dokumente të shtetit tjetër, ose ku ndonjë organizatë ndërkombëtare ndërmjetëson në zgjedhje, duke e lënë të paqartë nëse po insistohet që serbët e Kosovës të votojnë vetëm me dokumentet e Serbisë, apo se Kosova është shtet tjetër dhe atje serbët s’mund të votojnë me dokumentet e Serbisë.
“Dalja ose modalja në zgjedhje në Kosovë përbën përcaktimin tonë nëse duam të kontrollojmë të ardhmen tonë apo t’ia lëmë ta kontrollojnë ata që nuk na duan të mirën”, citon Tanjug deklaratën e tij para gazetarëve në Tarë, me ç’rast shtoi se “Atje ku nuk e kemi pushtetin dhe të gjitha institucionet në duart tona, nuk ka as serbë”! /Indeksonline/