Vulin nuk është dëbuar

Spekulimet e disa medieve që Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin është dëbuar nga Kosova, nuk janë të vërteta.
Brahim Sadriu, zyrtar për Informim në Policinë e Kosovës, ka deklaruar për Indeksonline se Vulini po përcillet konform agjendës së paraparë dhe nuk ka të bëjë asgjë me dëbim nga territori i Kosovës.
“Gjatë ditës njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë përcjellë dhe siguruar Aleksandër Vulinin gjatë vizitës në Kosovë dhe i njëjti tani është në pjesën veriore të Mitrovicës, rrugës për Serbi”, ka thënë Sadriu./V.K//Indeksonline/