E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohen deputetët që bojkotuan

Të gjithë deputetët e partive maqedonase në opozitë, të kryesuar nga LSDM-ja, përfshirë këtu dhe dy deputetët shqiptarë të RDK-së , të cilët vendosën që të bojkotojnë punën e Kuvendit, pas ndodhive më 24 dhjetor, nga 1 janari i këtij viti do të marrin vetëm një të tretën e rrogës derisa të vazhdojë bojkoti nga ana e tyre.

Siç theksuan nga kabineti i kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, ky vendim është marrë në bazë të nenit 1 të Ligji për deputetët, i miratuar në vitin 2011, sipas të cilit parashihet që deputeti apo grupi parlamentar që bojkoton punën e Kuvendit, merr vetën një të tretën e rrogës mujore.

Ndaj këtij vendimi reagoi partia maqedonase në opozitë, LSDM, sipas së cilës Trajko Veljanoski nuk ka kredibilitet dhe legjitimitet që të thirret në ligje, ngase siç u shprehë r krerët e kësaj partie, pikërisht “numri një i Parlamentit të Maqedonisë, ishte ai që shkeli Kushtetutën dhe demokracinë parlamentare”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›