Veriu filloi festën me armë

Në veri ka filluar festimi i Kërshëndellave Ortodokse me të shtëna armësh.
Ato kanë filluar të dëgjohen qysh mbrëmë dhe kanë vazhduar edhe sot pasdite.
Ndërkohë, policia paralajmëron se të shtënat për këtë kremte do të vazhdojnë edhe sonte.
“Duhet ta marrim parasysh se janë ditë festash për qytetarët serbë. Ata kanë shtënë por ato janë të shtëna festive dhe nuk janë të orientuara në gjuajtjen e ndonjë objekti ose personi”, ka thënë për Indeksonline, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
Ai ka shtuar se policia ka plan operativ për këtë rast që është i ngjashëm me atë të festës së Vitit të Ri.
“Policia e ka planin operativ që nënkupton prezencën e policisë dhe parandalimin e incidenteve në zonat e banuara. Plani është i ngjashëm me atë të Vitit të Ri”, ka thënë Hoti/Indeksonline/