E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

WIIW-Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2023 parashikohet të jetë 3.3%

Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës në raportin e tij më të fundit ka bërë me dije se ekonomia e Shqipërisë do të zgjerohet me 3.3% në vitin 2023. Ndërsa projeksioni për vitin 2024 është 3.8%, dhe për vitin 2025, 4%. 

Rritja ekonomike e Shqipërisë renditet  pas Kosovës. Kjo e fundit e ka parashikueshmërinë e rritjes ekonomike 3.4 përqind. 

Sipas institutit rritja do të jetë më e ngadaltë në disa vende të rajonit të Ballkanit.

Në Serbi rritja parashikohet 1.3%, Bosnjë dhe Hercegovinë 1.5% dhe Maqedoninë e Veriut 1.6%. 

Sipas Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, vendet e Ballkanit Perëndimor, do të tregojnë performancë rritjeje mbi mesataren. 
Kjo falë flukseve të mëdha hyrëse të fondeve të BE-së, remitancave, investimeve të huaja dhe të ardhurave nga turizmi. 

Në një vlerësim të situatës gjeopolitike të rajonit, WIIW vëren se tensionet e fundit në Kosovën Veriore, nuk janë të mira për perspektivat e Kosovës dhe Serbisë. Ato mund të ndikojnë në atraktivitetin e tyre për investime në të ardhmen. 

Për vitin 2023, WIIW parashikon një ngadalësim të rritjes ekonomike, në një mesatare prej 1.2% për vendet anëtare të BE-së.

Gazetare Armela Koçeri

/ rtsh /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›