E Shtunë, 31 Tetor 2026

Warner akuzon YouTube per pirateri

YouTube, faqja e njohur e internetit, po perballet me nje proces gjyqesor, pasi akuzohet nga nje shtepi diskografike per transmetimin pirat te videoklipeve, qe ka prodhuar kjo shtepi.

Warner Music Group ka kerkuar qe YouTube te heqe nga faqja videot e artisteve te saj. Negociatat per nje kontrate mes tyre jane mbyllur, pasi Warner kerkoi me shume para per te lejuar transmetimin e muzikes se saj ne kete faqe.

YouTube ka marreveshje edhe me shtepi te tjera diskografike, si Universal Music, Sony dhe EMI Music. Analistet thone se ky veprim i Warner do te nxise edhe kompanite e tjera te kerkojne me shume para.

Mijera video te artisteve te njohur si Madonna, Red Hot Chilli Peppers dhe Kid Rock, rrezikojne tani te hiqen nga faqja e YouTube.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›