Berisha Shqiptaret u rikthyen krenare ne familjen e madhe evropiane

Vendimi per heqjen e vizave per shqiptaret perben rikthimin e vertete te ketij kombi ne kontinentin nga i cili nje shekull me pare u nda. Keshtu u shpreh kryeministri Sali Berisha ne fjalimin e tij ne tubimin madheshtor te organizuar sot ne sheshin Nene Tereza ne shenje mirenjohje ndaj Bashkimin Evropian per vendimin historik qe miratoi te henen me 8 dhjetor. Jemi mbledhur sot ne kete dite te shenuar ne diten e shnderrimit ne realitet te endrres tone me te bukur. Me ne sot do festojne cdo i ri cdo e re te gjithe qytetaret shqiptare. Ata sot ndjehen me te rinj se kurre ne jeten e tyre me te denje se kurre ne jeten e tyre dhe se vendi i tyre eshte me i lire dhe me i denje se kurre ne histori- tha kryeministri. Ai shtoi se sot duhet te perulemi me nderim te thelle per ata qindra dhe mijera djem dhe vajza te kesaj toke qe sakrifikuan gjithcka jeten dhe se basku me te endrrat me te bukura dhe rinine e tyre vetem e vetem per te gezuar ate liri qe ne gezojme sot. Sot ne se bashku duhet te shprehim nderimin tone me te madh te rinjve dhe te rejave te ketij vendi te cilet 20 vjet me pra do te mbushnin rruget dhe sheshet e Tiranes me thirrjet qe u buronte nga shpirti dhe zemra e tyre Shqiperia si Evropa. Sot Shqiperia eshte si Evropa pa kufij. Sot me ne gezon cdo gjyshe dhe cdo gjysh i ketij vendi i cili do te mund te takoje femijet e vet niperit dhe mbesat. Me te denje se sot nuk kemi qene ndonjehere. Nga ky shesh ne emrin tuaj respekt dhe mirenjohje te thelle per qeverite e BE per besimin e tyre te madh besimin e jashtezakonshem qe deshmuan ndaj nesh dhe ti sigurojme se vendimi i tyre fisnik do jete nje sfide e madhe te cilin ne do ta ndajme me secilin prej tyre. Vendimi per heqjen e vizave per shqiptaret perben gjithashtu rikthimin e vertete te ketij kombi ne kontinentin nga i cili para nje shekulli e ndau. Sot te rinjte dhe te rejat e Shqiperise burrat dhe grate e saj do kene mundesi si qytetare te lire te ketij vendi te njohin te shijojne vlerat e qyteterimit evropian dhe perendimor. Shqiperia do jete gjithnje e me shume e preferuara e qytetareve te mbare botes per thesaret e saj mahnitese bukurite e saj perrallore dhe per mikpritjen e saj fisnike me madhore me te cmuar. Rruga jone drejt Evropes nuk eshte dhe nuk ka qene nje rruge e lehte. Rruga jone drejt Evropes eshte rruga e suksesit te vertete. Rruga e shnderrimit te Shqiperise ne nje vend te denje evropian. Sot kemi Shqiperine pa viza neser Shqiperia evropiane- perfundoi fjalimin e tij kreu i qeverise Sali Berisha.
Koncerti
Ne sheshin Nene Tereza te kryeqytetit nisi pak minuta me pare nje koncert madheshtor nen kujdesin e vecante te kryeministrit te vendit Sali Berisha per liberalizimin e vizave Shqiperi-BE. Vendimi per vizat u aprovua te henen me vote unanime ne Keshillin e Ministrave te Brendshem dhe te Drejtesise te BE-se ne Bruksel. Festa per kete dite te shenuar u paralajmerua pak dite me pare per te marten por u shty per arsye objektive nga organizatoret. Sot qindra te rinj dhe te reja qytetar nga e mbare Shqiperia do te kremtojne diten e cmuar te rifitimit te dinjitetit evropian te shqiptareve per te levizur te lire dhe pa barriera penguese ne mbare hapesiren evropiane te ciles i perkasim jo vetem gjeografikisht por jane pjese e pandashme e mantelit historik kulturor dhe demokratik te evropes se zhvilluar.
...