E Shtunë, 31 Tetor 2026

Welcome Mr. Arvizu

Aleksander Arvizu ka zbritur te enjten ne mesdite ne Rinas. Qendroi pak minuta perpara kamerave dhe tha
shkurt se ka shume per te mesuar nga Shqiperia. Qe ne prononcimin e pare zoti Arvizu therriti ne ndihme bukurite e Gjirokastres Beratit dhe Butrintit per te na kujtuar se sa e bukur eshte Shqiperia vend ne te cilin ai do te mase tani e tutje forcat e tij si nje ambasador i heres se pare. Aleksander Arvizu njohes i mire i situatave konfliktuale ne Azine e larget duket se nuk do ta kete te lehte misionin e tij shqiptar ne krye te ambasades se SHBA-se ne Tirane. Atij do ti duhet te maturoje tranzicionin e cuditshem shqiptar ne kete cep te Ballkanit i cili nuk ka paralele me realitetet aziatike ku duket se Arvizu ka qene gjeneral per nje kohe te gjate e ne misione te vazhdueshme ne ate bote te larget. Ne fakt perzgjedhja me e fundit e administrates Obama per perfaqesimin amerikan ne Tirane qysh ne krye te heres ngriti nje sere pikepyetjesh mbi nivelin e marredhenieve mes Uashingtonit dhe Tiranes. Ambasadori Arvizu nxitoi te fashiste hamendjet kur si fjali te dyte tha ne Rinas se marredheniet mes dy vendeve mbeten te shkelqyera. Por pertej ketij pohimi diplomatik jane te paket ata qe mund te bien dakord me ambasadorin e sapoardhur i cili gjithsesi ka ne valixhen e tij diplomatike edhe rezervat dhe sugjerimet e paraardhesit te tij Jon Withers i cili duket se nuk ndante te njejtin mendim pak kohe perpara se te linte perfundimisht Shqiperine. Aleksander Arvizu do ta kete nje test prove Shqiperine per karrieren e tij te metejshme diplomatike. Edhe pse nuk e dime se sa realisht ai eshte i nderuar qe u zgjodh te punonte ne Shqiperi dime te pakten se ambasador Arvizu do te ulet per here te pare ne karrigen e ambasadorit amerikan ne nje vend tjeter post qe nuk e ka provuar deri tani asnjehere me pare. Per administraten amerikane nje fakt i tille duket se nuk perben perjashtim nga rregulli. Sepse deri tani asnje prej individeve qe jane emeruar ne krye te misionit diplomatik amerikan ne Tirane nuk ka qene me pare ambasador. Te gjithe ambasadoret e SHBA-se qe kane sherbyer ne Tirane qe pas viteve lsquo90 kane qene diplomate karriere dhe jo ambasadore politike. Dhe nga ky perjashtim nuk shpetoi as ish-keshilltari-minister i Departamentit te Shtetit Aleksander Arvizu. Me emerimin Arvizu administrata Obama tenton te tregoje se marredheniet SHBA-Shqiperi jane po ato qe kane qene dhe se Uashingtoni nuk ka ndermend te ndryshoje asgje lidhur me interesat dhe politiken e jashtme te tij ndaj vendit tone. Per amerikanet rendesi ne vendin e vogel ballkanik merr vetem stabilitetit i brendshem si dhe disa orientime te qarta te Tiranes ne lidhje me politikat e saj ndaj fqinjeve e vecanerisht ndaj faktorit shqiptar ne rajon. Ne keto dy linja amerikanet nuk do te falin si nen drejtimin e Arvizut ashtu edhe nen diplomacine e cdo ambasadori tjeter qe do te vije pas tij. Ne kete kuptim nuk perben cudi emerimi i tij nga Azia e larget drejt e ne Ballkanin e te papriturave dhe nuk eshte se me Arvizun Departamenti ka ulur steken e perfaqesimit sikunder eshte hedhur hipoteza ne shtypin shqiptar. Zoti Arvizu eshte nje tjeter ambasador amerikan i cili ne menyre skrupuloze do te perfaqesoje interesat e vendit te tij ne Shqiperine e nje tranzicioni jo pak shqetesues per vete amerikanet. Tjeter gje eshte vokacioni qe ambasadori i ri do te kete ne raportet e tij personale me segmente te caktuara te politikes se majte apo te djathte te Tiranes. Paraardhesit e tij ne Rrugen e Elbasanit nuk i kane shpetuar ketij kurthi permes te cilit kane shprehur ne menyre elegante here duke i amplifikuar e ne nje rast tjeter duke i zbutur shqetesimet qe shefat e tyre kane pasur nga Departamenti i Shtetit apo nga Shtepia e Bardhe. Mbetet per tu pare se ne cilat shtigje do te ece Arvizu ne diplomacine e tij shqiptare. Ajo qe mund te thuhet eshte fakti se Arvizu mberrin ne nje vend me probleme te thekshme politike te pazgjidhura e me shume te panjohura te tjera te cilat do tia veshtiresojne atij orientimin por jo qendrimet e tij qe jane njekohesisht edhe qendrimet e qarta te zyrave qe ai perfaqeson. Arvizu hyn sot ne zyren e tij si per ti dhene fytyren selise se Rruges se Elbasanit e cila qe nga largimi i ambasadorit Withers ka qendruar ne nje heshtje te plote ndaj zhvillimeve negative qe ka prodhuar ne keto muajt e fundit politika zyrtare e Tiranes. Dhe zotit Aleksander do ti duhet ti jape ze dhe fytyre perfaqesise se shtetit me te fuqishem ndaj te cilit politika ketu tek ne ushqen edhe respekt edhe servilizem ne nje rast nje kundershti e ne nje rast tjeter nje perulje. Megjithate te gjithe kane thene dje ne Rinas e ne ambiente te tjera here me gjysme zeri e here me nje ze shprese. Welcome zoti Ambasador.
G.sh/BalkanWeb

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›