E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me faj Zoti apo Berisha

Te dhane vetem nji emen Shkodra.
E te thirren qytet me kunora
e te hodhen perkrye gur
e hekurat e para.
U zgjove e pergjakun sa here
e u kqyre ne pasqyren tande.
Me emen grueje u lave nder ujna
tlumejve dhe ndeje me petka te reja
ne shkamb
e ndritun balle diellit mbi fusha. Martin Camaj

Ndersa po lexoja sot keto vargje te Camajt ndjeva dhimbje per qytetin tem.
Rrullat jo nga plakja por nga perdhosja e vazhdueshme qe po i behet ketij qyteti te bejne te kesh neveri per kedo qe e merr guximin ta permendi. Kete dhurate te Zotit njeriu e merr persiper ta shkaterroje pa pike meshire duke ia vene fajin vete Zotit. Sa turp.
Nen buzeqeshjen klasike te neveritshme marrin persiper te dalin e pervec te tjerash te flasin pa mendu madje kur degjova fjaline - kenkan mledh tan ujnat e Ballkanit me ardh nShkoder kuptova perfundimisht se ku po jetojme se kush na drejton.
Po nuk kan faj keto Zotni se nderkohe qe bejne jete pashallaresh larg ketij realiteti shkojne sa here krijojne tragjedi per te dhene mend.
Po cfare i duhen mendt e pushtetareve te pamend fshatareve fisnike te Nenshkodres Po cfare i duhen mendt e ketyre pushtetareve te paskrupullt qytetareve te Shkodres
Skane cka ti duhen se tash ujnat ia kane marre edhe pak pasuni qe kishin ia kane marre shpi e miradi e sot gjenden rrugeve keto anetare te tragjedive natyrore qe po behen gati te permujshme.
Po prape Zoti e ka fajin qe na vuri ne zonen ma te bukur te Shqipnise qe na rrethoi me Bunen Drinin e Kirin na dhuroi liqenin e Shkodres dhe bregun e detit.
Sa fajtor eshte Zoti
Vetem per dicka beri mire qe na dhuroi keto njerez qe ne 20 vjet vetem shkaterruan vetem perdhosen vetem ia moren frymen ketij qyteti.
Keto njerez qe perdoren me pafytyresi dhimbjen e madhe te ketij qyteti germun plagen qe krijoj komunizmi per tia perdor perjetesisht duke kriju nje mendesi po aq te frikshme sa komunizmi. Keto mbajne emrin demokrat po se cfare dijne keto zotni mbi demokracine nje Zot e din.
Po dicka mesa duket e kane harru keto pushtetare se Shkodra nuk harron aq kollaj sa ju mendoni. Nuk ua fal keto tragjedi heren e pare ia lame fajin kohes se kjo ndoll nje here ne njeqind vjet po tani nuk munden ma me ba te marrin se te tille nuk jane.
Degjova Zv. ministrin e Ekonomise Transportit dhe Energjetikes ndersa paturpesisht thoshte qe ne i kemi marre masat i kemi thene banoreve te largohen. Po se si mund te largohen keto njerez nga e vetmja gje qe kan Kesaj pyetje aspak retorike zv. ministri duhet te kete nje pergjigje per ti kthyer.
Mesa duket njerezit e kane kuptuar tashme qe shprese me tek qeveria nuk mund te kene por vetem te shperndahen ne kisha e xhamia qe ti luten Zotit per dite me diell. Edhe sot kur po flisja ne telefon me gjyshen me tha - Nan jena ba me cu mesh sa her nxihet qilla se ndore te Zotit kena met.
Ndersa duhet te kishin nje shperblim per keto njerez demokrat ne shpirt kjo qeveri i pergjigjet me tragjedi.
Pyetja eshte A do mjaftohet Berisha duke bere te njejtat premtime cdo pak muaj
A nuk u premtua ne janarin e 2010-es thellimi dhe sistemimi Bunes Te njejten retorike degjova dhe sot.
Ne rezoluten e seances te jashtezakonshme ne janar 2010 u miratua se - Qeveria te perparoje te gjitha projektet qe i japin zgjidhje te qendrueshme dhe afatgjate parandalimit te fatkeqesive te ngjashme natyrore. Ju zoti kryeminister cfare prezumoni me afatgjate se nese kemi te njejtin koncept mbi afatgjatesine nuk mund te jete nje tete mujoresh.
Ky premtim u be ne janar 2010 ku ne fakt jane dhene vetem 150 mije per te ngrit argjinaturat nje shifer kjo e paperfillshme por edhe me investimin e tyre u fillua vetem ne muajin tetor.
E reja per njerezit qe i degjojne nuk eshte fakti i permbytjeve se kjo pritej por e reja eshte se si ka mundesi qe keto pushtetare te japin prape te njejtat argumente si nje vit me pare. Nese keto njerez nuk kane memorie kane regjistrime ne media apo kudo qofte qe ti kujtojne vetes se sa te paskrupullt jane.
Nje vit me pare thane qe Zoti desht Po ca i kemi bere ne Zotit qe ai desht me ne.
Ktu ka vetem nje pergjigje qe nuk eshte Zoti po njeriu qe nuk ka kuptu akoma se pse rri ne karrige pushtetesh kur nuk ben asgja per njerezit e vendit te tij.
Njerez qe nuk dijne akoma se cfare misioni kane ne kete vend.
A nuk eshte turp ti pergjigjeni Shkodres keshtu
A ka shperblim me te mire per nje qytet qe i besoj ketyre njerezve tash 20 vjet
A keni dhimbje te tjera per ti fal
Mesa duket mos pasja e dinjitetit sot eshte trend por te pakten kur flitni per Shkodren ulni kryt e kerkoni falje.
Ulni kryt ne emer te besimit qe ju dha ky qytet.
Ulni kryte ne emer te premtimit per demokraci qe nuk ia dhate kurre.
Ulni kryte ne emer te premtimeve.
Ulni kryt e kerkoni falje se ju e dini ne ndergjegjen tuj se keni pse ta bani.
Uluni me kame ne toke e mos na flitni per arritjet e medha te qeverise po hiqni ujin nga shtepite e njerezve se ndersa ju flisni per miliona e miliarda investime e nesermja e Shkodres eshte prape frika se uji mbase nuk ndalet ma vec ncati e nsofer.
Gazeta Shqiptare/BalkanWeb

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›