E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipja standarde dhe qasja ndaj opinioneve per reformimin e saj

03-12-2010 / Nga Prof.Dr. Mehmet Celiku

Ne Seminarin XVII Nderkombetar per Gjuhen Letersine dhe Kulturen Shqiptare mbajtur ne Tirane me 21 gusht 1995 kam kerkuar hapjen e nje diskutimi shkencor qe do te permbyllej me nje konference shkencore per rishikimin e Drejtshkrimit 1973. Ishte fjala per nje permiresim te metejshem te kesaj vepre dhe jo per ta permbysur ate. Fjale per fjale kam theksuar atehere se Eumlshte e kuptueshme qe ky diskutim duhet te jete konstruktiv ne asnje menyre permbyses po vetem plotesues permiresues. E mendojme kete diskutim si gjithekombetar te lire te bazuar ne arritjet me te fundit. Kjo kerkese eshte perseritur me vone nga une dhe nga gjuhetare te tjere. Duheshin modifikuar fare pak rregulla qe nuk i kishin qendruar kohes ose qe binin ndesh me zhvillimin sistemor te gjuhes disa rregulla drejtshkrimore mund te thjeshtoheshin sidomos ne perdorimin e shkronjes se madhe ne vend te se vogles ne emertimet e perbera si ne rastin e titujve etj.ndonje perjashtim mund te menjanohej ne disa raste drejtshkrimi mund ti afrohej drejtshqiptimit mund te permiresohej drejtshkrimi i emrave te pervecem me origjine te huaj kerkohej edhe nje redaktim i pergjithshem i vepres sidomos i materialit te saj ilustrues te ideologjizuar e terminologjik. Kjo veper aq shume e nevojshme e qe mungon ne treg prej vitesh duhet te ribotohet pas 37 vjetesh e perditesuar e thjeshtuar me e lehte per tu zoteruar e perdorur. Qendrimet e skajshme nga njera ane qendrimi qe mbrojne disa gjuhetare per te mos e prekur fare Drejtshkrimin 1973 e per te mos modifikuar asnje rregull te tij dhe nga ana tjeter qendrimi i kundert per te zevendesuar standardin e sotem te ligjesuar ne vitin 1973 gati dyzetvjecar me nje standard tjeter jane ose te pafrytshme ose te gabuara e joshkencore.

Dihet se drejtshkrimi eshte niveli me pak i ndjeshem i sistemit gjuhesor. Sic e deshmojne disa gjuhe europiane si anglishtja e frengjishtja mire eshte qe drejtshkrimi te mos preket. Por edhe kur preket ndryshimet natyrisht jane minimale. Ndryshimin e imponon dinamika e larte e zhvillimit te gjuhes se folur ne krahasim me formen e shkruar ne gjuhe zhvillimi udhehiqet nga forma e folur cka krijon mosperputhje midis dy varianteve. Disa ndryshime jane bere vite me pare ne drejtshkrimin e rusishtes dhe vitet e fundit vetem ndonje ndryshim ne drejtshkrimin e gjermanishtes por ka pasur diskutime dhe kundershtime. Ne rastin e drejtshkrimit te shqipes tashme gati dyzetvjecar sic u tha me siper mund te modifikohen disa nga rregullat e tij. Keto pak ndryshime nuk duhet te prekin bazen e standardit ekzistues por te synojne thjeshtimin e disa rregullave respektimin e rregullsise se sistemit reflektimin e praktikes gati dyzetvjecare. Ky do te ishte edhe rishikimi i pare i Drejtshkrimit aktual te shqipes pas rreth dyzet vjetesh. Nje arsye me shume kjo ne te mire te ndryshimit.

Sic shihet une e kam mirepritur prej kohesh nje konference shkencore per shqipen standarde prandaj ne Konferencen e ardhshme te dhjetorit do te marr pjese me nje referim jo vetem kaq por u kam bere thirrje edhe pedagogeve te Fakultetit te Gjuhes Shqipe ne UT dhe anetareve te ish-Keshillit Nderakademik te marrin pjese e te kontribuojne ne kete konference. Kete thirrje e perseris per te gjithe specialistet e tjere te gjuhes ne Shqiperi Kosove Maqedoni etj. Pjesemarrja e gjere e specialisteve te vertete do te garantoje suksesin.

Reagimet kunder kesaj Konference jane te shumta. Disa specialiste dhe gjuhetare me emer ne grup a individualisht ne Shqiperi e ne Kosove kane deklaruar mospjesemarrjen duke shprehur rezerva e kritika paraprake ndaj saj. Qendrimi mosmiratues shpjegohet ne radhe te pare me organizimin e dobet te Konferences. Per shqipen standarde qe eshte nje ceshtje madhore kombetare dhe prone e perbashket kombetare kerkohej nje konference shkencore gjithekombetare e organizuar jo vetem nga QSA por edhe nga FHF i UT dhe institucionet akademike e universitare te Kosoves te Maqedonise si Instituti Albanologjik i Prishtines etj. Kerkohej qe Platforma e Konferences te hartohej nga nje komision organizator me perfaqesues nga te gjitha keto institucione shkencore kerkohej nje pjesemarrje sa me e gjere e gjuhetareve nga te gjitha trevat shqiptare. Platforma duhej te ishte me e plote me e qarte me e sakte pa paragjykime. Ne Platforme theksohet nevoja e rishikimit te standardit por nuk del e qarte se per cfare rishikimi behet fjale Aty gabimisht motivohet rishikimi i standardit me zhvillimet politike-shoqerore qe kane ndodhur ne hapesiren shqiptare ne 20 vjetet e fundit Cuditerisht aty shtrohet kerkesa per te ndermarre politika gjuhesore te guximshme Pavaresisht nga te gjitha keto nuk mendoj se Konferenca duhet bojkotuar. Ne qofte se nepermjet pasurimit kerkohet permbysja e standardit aktual atehere duhet luftuar me force ndaj ketij mendimi antishkencor dhe antikombetar. Pervec pasurimit e permiresimit te standardit qe platforma i konsideron si politika te standardit para botes shkencore institucioneve shteterore e shoqerise shqiptare dalin shume detyra objektiva probleme te tjera shume te rendesishme qe lidhen me standardin dhe qe pasi te diskutohen presin zgjidhje.

Permiresimi i standardit lidhet drejtperdrejt me rregullat e Drejtshkrimit dhe perben vetem nje objektiv te Konferences. Une permiresimin e standardit e kufizoj ne ate qe theksova me lart modifikim i pak rregullave te Drejtshkrimit 1973 dhe redaktimi i tij cka do te mundesonte ribotimin e permiresuar te Drejtshkrimit. Modifikimi duhet te mbeshtetet ne keto kritere mosprekja e bazes se standardit ruajtja e njetrajtshmerise se njesive ne sistem reflektimi i praktikes gati dyzetvjecare thjeshtesimi i metejshem. Rregullatqe mund te ndryshohen jane te njohura nga specialistet po ashtu edhe argumentimi shkencor eshte i mjaftueshem ato jane shtruar nga disa gjuhetare madje ndonje prej tyre qe ne Kongresin e Drejtshkrimit dhe kohet e fundit nga Keshilli Nderakademik sidoqofte mund te kete edhe diskutime te tjera Konferenca duhet te na shpjere me afer zgjidhjes shkencore. Rregullat qe mund te rishikohen jane te pakta ato numerohen me gishtat e duarve. Tani per tani asnje permiresim tjeter te Drejtshkrimit 1973 nuk shoh te nevojshem e te mundshem.

Pasurimi i standardit ka te beje kryesisht me perfshirjen ne te i fjaleve dhe i frazeologjive te gegerishtes por vetem kur keto jane te nevojshme per standardin dhe e pasurojne ate. Nga ana tjeternuk mund te konsiderohen permiresim a pasurim i standardit integrimi i paskajores gege dhe i pjesores se shkurtuar ne standard reduktimi i gjere i zanores se patheksuar e etj. Ka shume argumente shkencore qe i kundershtojne keto integrime. Argumentet jane te njohura per boten shkencore dhe nuk eshte vendi per tu rimarre ketu. Integrime te tilla te panevojshme dhe te panatyrshme do te cenonin bazen mbi te cilen eshte ngritur standardi kjo do te sillte nje perzierje te dukurive themelore dalluese te dy dialekteve nje peshtjellim ne komunikim shtimin e perjashtimeve nga rregullat dhe rritjen e veshtiresise ne pervetesimin e rregullave pra do ta prishte standardin e do ta kthenin gjuhen shume vjet prapa para 1972. Eklektizmi ne ndertimin e standardeve eshte i papranueshem. Te presim nuk besoj te merret Konferenca me gjera te tilla te tejkaluara. Pra politikat e pasurimit dhe te permiresimit te standardit te platformes se Konferences jane tema me interes per tu diskutuar por nuk jane te vetmet dhe nuk duhet te bien ndesh me teorine e formimit te standardeve.

Te permendim tani disa objektiva e detyra te lidhura me standardin e qe pritet te rrihen ne Konference ne referate e kumtesa te vecanta.

Per mendimin tone para institucioneve shkencore kerkohet hartimi i Rregullave te drejtshqiptimit te shqipes standarde hartimi i nje Fjalori shqip-shqip i shqipes standarde me i pasur dhe me i ilustruar me rreth 60-80000 fjale dhe shprehje mbrojtja e shqipes standarde dhe lufta ndaj ndikimeve te huaja ne te gjitha sistemet e standardit sidomos ne leksik bashkepunimi akademik per studimin e shqipes dhe per zbatimin e veprave kodifikuese dhe vendimeve te forumeve ne te gjitha trevat shqiptare e tj.

Para institucioneve shteterore shtrohet urgjentisht detyra e mbrojtjes se shqipes standarde me ligje zbatimi i standardit ne te gjitha fushat e veprimtarise shteterore e shoqerore ne administrate ne shkolle ne medie ne letersine artistike shkencore ne skene ne tabelat e shitoreve e rrugore reklamat e tj. Zbatimi i standardit eshte i detyruar per te gjithe. Vetem ne letersine artistike njeriu ka te drejte te krijoje edhe ne variant letrar kjo praktike mund te sherbeje si burim pasurimi i standardit me vlerat e gegerishtes por une nuk e keshilloj sepse do te kufizonte numrin e lexuesve. Shteti duhet te mbeshtese materialisht te gjitha institucionet shteterore ne hartimin e veprave kodifikuese etj. Urgjentisht duhet pare gjuha ne shkolle sidomos shtrirja e saj ne te gjitha shkollat e mesme si lende e vecante me nje program tjeter katervjecar dhe me tekste te reja. Probleme shqetesuese ka edhe mesimdhenia e gjuhes ne shkollat e larta te mesuesise planet programet tekstet. Probleme per tu zgjidhur ka lidhur me mesimdhenien e shqipes standarde tek shqiptaret e Maqedonise tek arberit e Greqise dhe te Turqise tek arbereshet e Italise. E nevojshme eshte ringritja e Keshillit Akademik Kombetar per Gjuhen si edhe te nje forumi vendimarres per gjuhen per venien ne jete te vendimeve te Keshillit Akademik Kombetar. Shtetit shqiptar i bie barra e bashkerendimit te forcave shkencore gjithekombetare per problemet e gjuhes. Problem aktual perben edhe ndihma per shqiptaret e diaspores dhe emigrantet ekonomike te shperndare ne te gjithe boten. Ata jane me miliona e duhen ndihmuar qe te mos e harrojne gjuhen amtare dhe zgjidhja e vetme eshte pervetesimi prej tyre i shqipes standarde. Ata presin tekste botime gazeta revista emisione televizive mesues e kurse etj. Keto jane vetem disa nga temat me interes qe mund te trajtohen ne Konferencen e dhjetorit por nje kompleks temash e probleme te tjera per shqipen standarde meritojne te shtrohen e te analizohen shkencerisht.

Kohet e fundit ne shtypin e perditshem jane botuar disa artikuj per shqipen standarde kesaj teme pak vend i ka kushtuar edhe media elektronike. Tema eshte madhore por per cudi ka zene pak vend ne medie. I kam lexuar me vemendje materialet dhe me duket se ende nuk ka filluar nje debat i ri per standardin. Po te nisemi nga disa formulime a teza te Platformes se Konferences se dhjetorit 2010 ndoshta pritet nje debat i ri i panevojshem per shqipen standarde. Uroj qe ne artikuj debate dhe ne Konference te mos shtrohen me gjera te tejkaluara e te mos humbim kohen kot me tema e probleme tashme te zgjidhura me sukses. Ne Konference te diskutojme shkencerisht kombetarisht e jo politikisht e krahinorisht te degjojme me respekt njeri-tjetrin dhe te debatojme ne te mire ne favor te persosjes se shqipes standarde ekzistuese dyzetvjecare dhe te faktoreve qe e mbeshtesin dhe e mirembajne ate per ta pervetesuar me lehte per ta perdorur me sakte per ta shtrire me shpejt ne te gjitha trevat shqiptare per ta pasuruar sa me shume dhe per ta pastruar nga ndikimet e huaja te panevojshme. Analizat e politizuara nuk kane vend ne gjuhesi. Gjuha standarde i sherben kujtdo kurdo dhe kudo.

Disa gjuhetare ne artikujt e botuar ndalen te organizimi i dobet i Konferences te formulimet largvajtese dhe te gabuara te platformes shprehin shqetesimin se mos po pergatitet ndonje reformim i standardit ekzistues apo deligjitimimi i standardit. Me te drejte keta gjuhetare shqipen e sotme standarde nuk e shohin si produkt te ideologjise komuniste si pjelle e diktatures si gjuhe e komunizmit shqiptar si shqipe totalitare pjelle e totalitarizmit shqiptar. Per te vertetuar kete qendrim ndonje autor e trajton problemin teorikisht duke rimarre historine e formimit te standardit qe nga Rilindja e ketej duke paraqitur perpjekjet e personaliteteve shkencore ne Shqiperi e Kosove per nje gjuhe te njesuar duke arritur ne perfundimin e drejte por jo te panjohur se gjuha standarde shqipe eshte krijese kombetare fryt i perpjekjeve per te ruajtur njesine e kombit. Ndonje autor tjeter rikujton teorikisht vecorite e standardit ne raport me variantet letrare duke konkluduar se nuk ka arsye per te nderruar standardin dhe se standardi ka nje sistem te hapur qe pasurohet natyrshem nga gurra dialektore. Ideja e njesimit apo e standardizimit te gegerishtes qe shtrohet sot nga ndonje autor eshte e hershme vite me pare une kam refuzuar nje ftese per te marre pjese ne nje grup pune per nje veprimtari te tille por kohet e fundit ajo eshte gjalleruar. Gjithsesi nuk duhet synuar qe njesimi i gegerishtes te rivalizoje shqipen standarde. Termi standardizim i gegerishtes eshte i qortueshem sepse tash dyzet vjet ekziston nje shqipe standarde dhe nuk mund te kemi dy gjuhe standarde qe ti sherbejne ne te njejten kohe nje kombi keto sdo te ishin gje tjeter vecse dy variante letrare. Nuk mund te kemi dhe as mund te krijojme standarde partiake as standarde lokale as standarde krahinore as standarde ideologjike as standarde politike nenvizon nje gjuhetar kosovar.

Por me duhet te sqaroj e te kundershtoj ndonje pohim te kolegeve Ka paqartesi dhe mungese informacioni ne Shqiperi dhe ne Kosove per Keshillin Nderakademik qe eshte ngritur kryesisht me perfaqesues te ASHSH e ASHAK dhe me ndonje perfaqesues te Maqedonise dhe arberesheve te Italise. Keshilli ka funksionuar jo rregullisht vetem per pak vite dhe pushoi se funksionuari me reformimin e Akademise sone. Si ish anetar i Keshillit dua te sqaroj se nuk mund te thuhet se ky Keshille ka kryer nderhyrje arbitrare a nisma separate ne sistemin e gjuhes standarde duke futur infinitivin e gegerishtes dhe duke reduktuar e-ne e patheksuar ne shume pozicione. Informacioni eshte i pasakte sepse infinitivi nuk ka qene objekt trajtimi ne Keshille ndersa per e-ne e patheksuar ka pasur kundershtime e rezerva te shumta. Keshilli nuk eshte marre me fonemen nj te shqipes me reduktimin e mosperdorimin e saj si foneme por vetem me kalimin e saj ne -j ne pozicion fundor ne disa emra e mbiemra te tipit ftonjgtftoj ullinjgtullij te medhenjgtte medhej etj. Keshilli Nderakademik ka bere nje pune shkencore te kujdesshme duke shikuar prirjet e zhvillimit dhe duke nderhyre me kujdes shume te madh per pak rregulla te Drejtshkrimit dhe pikerisht per ato gjera qe ne praktike kishte luhatjesi dhe per ti thjeshtuar e sistemuar me mire rregullat e drejtshkrimit per ti bere me te lehta per pervetesim e zbatim ne te shkruar e te folur. Ky Keshille vendoste kolegjialisht por nuk ishte forum vendimarres. Ketu nuk eshte vendi per te dhene nje pasqyre te rregullave te Drejtshkrimit qe mund te modifikohen te shoqeruara keto me argumentet shkencore perkatese kjo do te paraqitet ne kumtesen tone ne Konferencen e ardhshme. Shpresoj te mirekuptohemi me ata kolege qe i kane perfolur paraprakisht ne shkrimet e tyre.

Shqipja standarde i ka qendruar proves se kohes ajo eshte bere shume e qendrueshme dhe ka permbushur me sukses te plote nevojat komunikuese per te gjithe shqiptaret ne te gjitha fushat e jetes shteterore arsimore kulturore artistike ne medien e shkruar dhe elektronike e kudo. Rendesia e shqipes standarde per forcimin e unitetit te sotem kombetar si dhe per te ardhmen e kombit shqiptar ne BE eshte e jashtezakonshme prandaj ta mirembajme e ta mbrojme ate se keshtu mbrojme identitetin dhe vete Kombin tone.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›