E Diel, 1 Nëntor 2026

Një ditë para zgjedhjeve, fluks qytetarësh për t'u pajisur me karta

Për të gjithë qytetarët që nuk kanë pasaporta, ka mbetur vetëm edhe një ditë kohë për t'i tërhequr kartat e identitetit dhe për të votuar në zgjedhjet elektorale. Në të gjitha njësitë bashkiake të kryeqytetit është rritur ndjeshëm fluksi i qytetarëvë për t'i tërhequr kartat e identitetit. Punonjësit e minibashkive janë shprehur se ende vazhdon të ketë një numër të kartave të patërhequra, por sipas tyre ky numër është i vogel. Megjithatë, përfaqësuesit e njësive vendore bëjnë apel tek të gjithë banorët e Tiranës që të paraqiten sa më shpejt në zyrat përkatëse dhe t'i tërheqin letërnjoftimet e tyre të prodhuara tashmë. Punonjëset gjithashtu janë shprehur në mënyrë konfidenciale, se edhe ata qytetarë që kanë aplikuar në datën 18 qershor, pra në ditën e fundit që u sigurohej prodhimi i kartës , do të mund të pajisen me letërnjofim sepse një numër i madh i këtyre kartave janë prodhuar dhe gjenden në zyrat e minibashkive. Njësitë bashkiake njoftojnë gjithashtu se edhe të dielen , pra pikërisht
në ditën e zgjedhjeve , zyrat pëkatëse të gjendjeve civile do të qendrojnë hapur deri në orën 19:00 në mënyrë që t'u ofrohet të gjithëve tërheqja e këtyre mjeteve të identifikimit dhe mundësia për të votuar .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›