S'është Pirlo, por Pogba, poker i Juves

Juventusi i ka dhënë ligjëratë Udineses në ndeshjen e sotme të zhvilluar në Torino. Në lojë nuk ishte Andrea Pirlo, por që në vend të tij shkëlqeu Paul Pogba.
Mesfushori francez realizoj dy gola të bukur në fitoren 4 me 0 të Juves. Vucinic dhe Matri realizon dy golat e tjerë për pokerin e Juventusit.
Pas kësaj fitoreje Juventusi është më i qetë si lider pasi që ka 48 pikë në tabelë, 5 më shumë se Lazio që është në vendin e dytë./Indeksonline/