E Diel, 1 Nëntor 2026

Wenger: Nuk do të mbyllemi në mbrojtje

Arsene Wenger thotë se Arsenali do të udhëtojë të martën në Camp Nou jo vetëm për t`u mbrojtur, por do të mundohet të gjejë hapësirë edhe për sulm.

Arsenali fitoi me rezultat 2-1 ndeshjen e parë të 1/8-tës së finales së Ligës së Kampionëve, por kjo nuk do t`i ndalojë Topçinjtë të mos kërkojnë edhe më shumë gola.

“Ne do të shohim të mbrohemi mirë dhe të sulmojmë mirë. Ne nuk jemi një ekip që do të refuzojmë të sulmojmë. Sfida do të jetë të gjejmë ekuilibrin e duhur në mes të një ekipi që di të mbrohet si edhe një ekipi që ka mundësi të mira të shkojë në sulm kur e ka topin”.

“Fitorja në ndeshjen e parë tregoi se ne mund të garojmë me më të mirët. E kam ditur se ne mund ta bëjmë atë dhe kam menduar se ka qenë vetëm pyetje e kohës”, ka thënë Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›