E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Olimpiakosfiton sërish, titullinjë formalitet

GREQI- Tre gola të shënuar në pjesën e dytë, i kanë dhënë fitoren e 21-të në 25 ndeshje Olimpiakosit në kampionatin grek. Skuadra nga Pireu ka nisur tashmë shkëputjen pëfundimtare drejt titullit kampion, që tashmë ka pak dyshime se do të fitohet nga ajo. Përballë modestëve të Ergotelit, Olimpiakos ka vuajtur vetëm 45 minuta, pasi në pjesën e dytë gjithçka është kthyer në një shëtitje. Modesto shënoi golin e parë në minutën e 47-të, ndërsa 10 minuta më pas ishte Panteliç që dyfishoi shifrat. Në minutën e 64-t, i zakonshmi Mirajas realizoi edhe golin e tretë, duke e ngjitur Olimpiakosin në kuotën e 64 pikëve dhe duke e afruar më shumë me titullin. Pas një sezoni shkatërrues, në të cilin nuk zuri as një vend për në Champions League, Olimpiakosi këtë vit është rikthyer sërish skuadra e madhe e Greqisë. Ndërkohë, rivalja e Olimpiakosit, Panathinaikosi, është mundur 2-0 në Larisa.

(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›