Greva e paraplegjikëve, largohet një grevist
Largohet nga greva e urisë një nga personat me aftësi të kufizuar. Gëzim Ivzira 50 vjeç nga Durrësi është dërguar në spital pasi ka pasur probleme me tensionin. Ndërkohë 23 persona para dhe tetrapelgjikët, kanë hyrë në grevë urie të enjten pas protestave të shumta të zhvilluara para ministrisë së Punës dhe kryeministrisë.
Para dhe tetraplegjikët kërkojnë rritjen e përfitimit të karburantit në 80 litra në muaj, rritjen e pagesës së paaftësisë sipas pagës minimale 10200 lekë, nga 9000 lekë që marrin aktualisht, rritjen e përfitimit të paketës higjieno-sanitare në vlerën 30000 lekë në muaj, respektimin e ligjit “për të drejtën e strehimit” dhe ngritjen e një ambienti çlodhës në bregdet.