Wenger befasohet nga largimi i Hodgsonit

Nga Express më 09 janar 2011 në ora 18:44
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është shprehur i befasuar për largimin e Roy Hodgsonit nga Liverpooli.
Klubi nga Anfield Roadit njoftoi se Hodgson është larguar me “marrëveshje dypalëshe” pasi ekipi gjendet në pozitën e 12-të në Premierligë, vetëm katër pikë mbi zonën e rrezikuar.
Hodgson ishte detyruar t’u kërkojë falje tifozëve të Liverpoolit pasi kishte thënë se “kurrë nuk kam pasur përkrahjen e famshme nga Anfieldi”. Por, Wenger ka shprehur simpatinë e tij për Hodgsonin, i cili u zëvendësua nga ish-futbollisti i Liverpoolit, Kenny Dalglish. “Jam i befasuar, sepse e vlerësoj lart Hodgsonin. Ai ishte menaxheri i vitit në korrik. Mendoj se detyra e trajnerit sot është shumë e vështirë”, tha Wenger.