E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, votëbesohet qeveria "Papandreou"

Është votëbesuar së fundmi qeveria greke. Parlamenti grek ka votuar në orët e vona të ditës së dielë për të konfirmuar qeverinë e sapo-zgjedhur socialiste me në krye Jorgos Papandreoun. Kabineti i tij u votua me 160 vota pro, përkundrejt 140 kundër. Votëbesimi erdhi pas një debati tre-ditor mbi përparësitë poltike e qeverisë së re, dhe që u përqëndrua kryesisht në politikat ekonomike të qeverisë së re. "Ekonomia greke ka nevojë për një nxitje të menjëhershme. Por ne gjithashtu duhet të veprojmë menjëherë, mbi disa programe sistematike që ka të bëjë edhe me financat publike '' tha kryeministri George Papandreou. Partisë socialiste PASOK, erdhi në pushtet gjatë këtij muaji pas fitores bindëse në zgjedhjet kombëtare të 4 tetorit duke i dhënë fund qeverisjes disa vjeçare të Partisë Demokracia e Re, një parti e qëndrës së djathtë.
Socialistët kanë premtuar se do të stimulojë ekonominë me një paketë prej 2.5 miliard eurosh, se do të shkurtojnë shpenzimet, por se dot ë marrin edhe shumë masa të tjera në favor të popullsisë greke. Më herët ministri i Financave, Jorgos Papakonstantinu tha se ekonomia greke do të pësojë ndryshime gjatë këtij viti. Njëherazi ai sqaroi se ekonomia greke ndodhet aktualisht në borxh të madh, për të cilin do të hartohen politka dhe programe të caktuara. PASOK sfidoi partinë e Karamanlisit në zgjedhjet e 4 tetorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›