Argjentinë, fillon punimet Kongresi Botëror i Pyjeve
Mbi 5 mijë delegatë janë mbledhur nga mbarë bota në Argjentinë, në Kongresin Botëror të Pyjeve për të diskutuar rreth problemeve të kësaj fushe. Në këtë kongres janë diskutuar se cilat do të jenë zgjidhjet për zjarret dhe prerjet masive të pyjeve, por gjithashtu edhe mbi problematikën e shtimit të popullsisë.
Kreu i sektorit të Ushqimit dhe Bujqësisë në OKB, Jacques Diouf, pohoi gjatë Kongresit Botëror të Pyjeve se problemi i pyjeve është por edhe në të ardhmen do të jetë një gangrenë e përhershme në rast se nuk i jepet një zgjidhje e menjëhershme.
Gjithashtu Jacques Diouf i bëri thirrje liderëve botërorë që të tregonin më shumë interes në fushën e pyjeve gjatë kongresit që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Kopenhagen.
"Shpresoj që të ketë investime të mëdha financiare për pasuritë pyjore të cilat po shkatërrohen në botë."- tha kreu i sektorit të Ushqimit dhe Bujqësisë në OKB, Jacques Diouf. Ky kongres është duke u zhvilluar ndërkohë në pjesën veri-lindore të Australisë ka pasur zjarre masive të pyjeve deri në qindra hektarë.
"Me milliona njerëz të cilat jetojnë me anë të bujqësisë do të jenë të detyruar në vitet e ardhshme që të emigrojnë në zona të tjera të globit, për të gjetur burime më të mira të pasurive pyjore."- pohoi Jacques Diouf. Ky kongres i cili do të zgjasë deri në 23 tetor po i zhvillon punimet e tij në fshatin La Rural afër kryeqytetit, Buenos Aires.