E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger i "ftohë" topçinjtë

Tifozët e Arsenalit mund të jenë ndier të zhgenjyer pas deklaratës të trajnerit Arsene Wenger. Bosi francez u ka bërë të qartë tifozëve të skuadrës që të mos presin ndonjë transfer të madh këtë afat.

"Duhet ta dijnë që në skuadër nuk do të ketë ndonjë mrekulli. Nuk do të ketë ndonjë emër të madh në futbollin evropian por që jemi duke shikuar disa opsione. Nuk duhet të besojmë në potencialin nga jashtë, por duhet ti ndryshojmë gjërat nga brenda" deklaroi Wenger.

Arsenali është i lidhur me transferin e mundshëm të David Villas, mbrojtësit Hummels dhe mesfushorit Mvila./Indeksonline 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›