Rodgers e mbronë djaloshin, se fajëson Hazardin

Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka deklaruar se e njeh shumë mirë djaloshin Charlie Morgan, sa ishte trajner i Swanseas.
"Ai është një djalë shumë i mirë. Ai e do shumë klubin e tij. Është një fëmijë pasionant pas futbollit. E njoh shumë mirë nga koha kur isha trajner i Swanseas" deklaroi Rodgers.
Në anën tjetër, Rodgers nuk e ka fajësuar as yllin Eden Hazard.
"Ishte vetëm një incident fatkeq. Për mua janë qesharake fjalët se Hazard duhet të ngarkohet me akuza penale. Jam i sigurtë që gjesti nuk ishte i qëllimshëm" deklaroj Rodgers./Indeksonline/