Wenger nuk gjen fjale pas disfates

Arsene Wenger ka pranuar se ai ishte pa fjale pasi Arsenali hodhi nje epersi prej dy golash ndaj Tottenhamit dhe rastin per te kaluar ne maje te Premier Liges.
Ne jemi pa fjale kur e rianalizojme ndeshjen. Eumlshte mjaft misterioz fakti se si mund te humbasim nje ndeshje te tille. Nese shikoni ne statistikat dhe numrat eshte shume e veshtire te kuptoni se si e humbem ndeshjen.
Une besoj se ne kemi arritur te shfaqim paraqitjen e pritur per nga ana e cilesise. Por ne nuk kemi mundur te vazhdojme te mbajme fokusin tone per pjesen e mbetur te ndeshjes per shkak se disa prej lojtareve humben perqendrimin. Nese shikoni rastet e pastra eshte veshtire e kuptueshme se si pranuam tre gola. Ne humbem dhe tani mund te shikojme veten u shpreh Wenger.