Poker Hamdi Salihi tallet me Duron

Hamdi Salihi rikonfirmoi momentin e shkelqyer qe po kalon duke realizuar kater gola ne fitoren madheshtore 5-0 te Rapidit te Vjenes ndaj Lask Lincit te shokut te tij te Kombetares shqiptare Klodian Duros i ndeshkuar me karton te verdhe.
Sulmuesi shkodran realizoi golin e pare ne minuten e 12-te perpara se te dyfishonte rezultatin ne te 45 nderkohe qe ne pjesen e dyte shenoi ne minuten e 87-te dhe te 90-te. Kjo ishte hera e pare qe sulmuesi i Kombetares shqiptare shenon kater gola ne nje ndeshje te kampionatit austriak.
Ne golin e pare Salihi shenoi pas nje goditje te rlire te Kavlaklut me shkodranin qe realizoi thuajse mbi vijen e portes. Goli i dyte ishte tipik per nje lojtar race te tipit Gerd Myler. Salihi perfitoi nga nje gabim i pafalshem i nje lojteari te Lincit duke e shfrytezuar ne maksimum gafen e kundershtarit.
Goli i trete ishte nje tjeter verpim i zgjuar i Salihit per tu gjetur ne vendin e duhur dhe ne momentin e duhur Drazhan dha nje korridor te arte dhe Salihi nuk fali ne minuten e 87-te perpara se Hamdiu te konkludonte nje pasim perfekt te Gartlerit.
Per 26-vjecarin Salihi keta ishin golat me numer 4 5 6 dhe 7 ne kampionatin austriak duke e shnderruar ate ne golashenuesin me te mire te rekordmeneve te Austrise.
Golin i trete per Rapidin e Vjenes e shenoi Gartler ne minuten e 77-te. 15 mije e 200 tifoze shijuan pokerin e jashtezakonshem te Salihit i cili u largua ne dhomat e zhveshjes i duartrokitur ne menyre frenetike ne Hanappi-Stadion.
CANI
Ne kampionatin italian te Serise B sulmuesi shqiptar Edgar Cani shenoi golin e dyte per skuadren e tij duke i dhene avantazhin e pekoheshem Modenes se tij ne humbjen 3-2 ndaj Torinos. Sgrinja shenoi ne minuten e 4-t per Torinoin Mazarini barazoi ne te 11 per Modenen nderkohe qe Edgar Cani realizoi golin e tij ne minuten e 21-te. Goli i trete sezonal per te.
Ngjarjet me pas rodhen ne dem te Modenes fillimisht Sgrinja gaboi nga pika e bardhe 41 por DAmbrozio me dy golat e tij ne te 55 dhe 77 firmosi fitoren per torinezet.
Ne kampionatin ukraians Parid Xhihani luajti nga minuta e 46-te ne humbjen 3-1 te Zarjas se tij kunder Shahkterit.
Golashenuesit e Rapidit
Lojtari N G
1. Hamdi Salihi 15 7
2. Rene Gartler 10 3
3. Steffen Hofmann 11 2
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune 20 Nentor 2010