Wenger nuk ngutet të shpenzojë paratë e Adebayor
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se ai nuk ngutet të harxhojë 25 milionë eurot e marra nga shitja Emmanuel Adebayor në Manchester City.
"Do të jem në gjendje ta harxhoj këtë shumë parash, nëse do të jemi në gjendje të gjejmë lojtarë të duhur dhe nëse e ndjejmë se kemi nevojë. Ne nuk e kemi me ngut për momentin", ka thënë Wenger.
Një prej lojtarëve për të cilin topçinjtë raportohet se janë të interesuar është sulmuesi francez i Toulouse, Andre-Pierre Gignac, dhe këtë e konfirmoi edhe vetë Wenger.