Topi/ Pret përfaqësuesen e FMN Westin, vlerëson kontributin

Presidenti Topi priti sot në një takim përfaqësuesen e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, An-Margret Westin, e cila largohet nga vendi ynë me përfundimin e misionit të FMN-së në vendin tonë.
Në këtë takim, kryetari i shtetit vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme që Fondi Ndërkombëtar Monetar ka dhënë për Shqipërinë gjatë gjithë periudhës së tranzicionit për një zhvillim të qëndrueshëm financiar dhe ekonomik.
Nga ana e saj, Përfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e dhënë nga shteti shqiptar dhe për bashkëpunimin e frytshëm mes FMN-së dhe autoriteteve shqiptare në përmbushjen e qëllimeve dhe objektivave të tyre të përbashkëta.