Wenger, për Francën

Noel La Graet, president i Federatës së Futbollit të Francës (FFF) duket se ka vendosur ta ndërpresë bashkëpunimin me selektorin Laurent Blanc pas Euro 2012, duke e identifikuar menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger si njeriun e duhur për ta marrë postin e selektorit.
Kontrata e Blanc përfundon në fund të evenimentit që mbahet në Ukrainë dhe Poloni dhe ish trajneri i Bordeaux po ashtu ka bërë të ditur se mund ta lë Francën. Nëse Wenger refuzon ta marrë në dorë Kombëtaren, atëherë Blancut mund t’i ofrohet kontrata e re.