Wenger thur elozhe për të riun Theo Walcott
Londër - Theo Walcott cilësohet si çelësi i suksesit për Arsenalin nga trajneri i kësaj skuadre, Arsene Wenger. Futbollisti i ri ka luajtur një rol të pazëvëndësueshëm në sukseset e fundit të Arsenalit, qoftë në Premier Ligë, qoftë edhe në Ligën e Kampioneve.
"Walcott na jep një shtysë shumë të rëndësishme, sidomos kur luajmë brenda në fushën tonë. Ai krijon hapësira dhe luan lojë të drejtpërdrejtë, gjë për të cilën ne kemi shumë nevojë. Kthimi i Walcott është shumë i rëndësishëm, pasi ai mund të na ndihmojë të ndryshojmë diçka në lojën tonë”, deklaron Arsene Wenger.