E Diel, 1 Nëntor 2026

Italianët prezantojnë zyrtarisht topin e finales së Champions

Romë - Italianët kanë filluar përgatitjet për finalen e Ligës së Kampioneve, e cila këtë vit do të zhvillohet në Romë më 27 maj. Dje në kryeqytetin italian është prezantuar zyrtarisht topi me të cilin do të luhet në këtë finale.

Ai do të jetë një top i markës së njohur “Adidas”, dhe në të do të jenë të stampuar yjet në ngjyrë vishnje, si simboli i evenimetit më të madh të klubeve.

Në ceremoninë e zhvilluar dje, të pranishëm ishin përkatësisht nga një ish-legjendë e klubeve të Lacios dhe Romës. Për lacialët ishte Bruno Xhordano, ndërsa për Romën ishte Rudi Fëler.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›