“Wesley Clark” nga Shqipëria…, njihuni me 17-vjeçarin e suksesshëm përtej kufijve

Klark Morina, 17-vjeçari i suksesshëm edhe përtej kufijve, ishte i ftuar në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon.
Klarku u shpreh se i përket një familje patriotike dhe se duhej të ishte dikush nga kjo familje që të mbante emrin e një personi ikonik si ai i Gjeneralit Wesley Clark, një ndër mbështetësit më të mëdhenj për çlirimin e Kosovës.
“Ne jemi një familje e vjetër në Kukës, gjithashtu edhe nga ana e mamit në Tropojë. Një familje patriotësh. Tropoja thonë, në veri është hije e Gjakovës dhe Kukësi ka qenë gjithmonë me kulturë dhe traditë dhe shumë afër Kosovës. Si familje patriotike, dikush tjetër patjetër duhej të pasonte dhe të mbante emrin e një personi ikonik që ndihmoi, ishte një ndër suportuesit më të mëdhenj për çlirimin e Kosovës, Wesley Clark”, u shpreh Klarku.
Klark Morina ka nisur fillimisht të marrë pjesë në reklama, më pas me produksionin e filmit. Ai ka qenë moderator i një programi televiziv dhe së fundmi në pozicionin e një aktori në një film ndërkombëtar, prodhim i rrjetit gjigand NETFLIX.
Klarku është një gjimnazist i suksesshëm dhe rëndësinë primare në këto moment për të padyshim e zë shkolla dhe formimi i mëtejshëm akademik.
/rtsh.al/