E Hënë, 2 Nëntor 2026

Abissnet Superiore në RTSH, Qose “dënon” Tiranën, AF Elbasani merr tri pikët dhe i afrohet Partizanit

Dy gola të Qoses në pjesën e dytë i lejuan AF Elbasanit që të rikthehet në ndjekje të Partizanit ndërsa për Tiranën ishin një “sentencë”.

Vendasit mbajnë gjallë shpresat për një vend në “Final Four” ndërsa Tirana përfundon në vendin e fundit të klasifikimit.

Miqtë gjetën të parët avantazhin falë Përgjonit në të 11′ dhe menduan shumë shpejt për tu tërhequr dhe të mbronin rezultatin. Një objektiv të tillë e arritën deri në minutën e 72’ kur Qose ekuilibroi shifrat në 1-1.

Më pas skuadra e Shkëmbit doli disi nga skema dhe tentoi që të shqetësonte prapavijën e AF Elbasanit. Ekipi vendas, kur të gjithë menduan se do të mjaftohej me një pikë, gjeti edhe golin e dytë falë Qoses, i cili ndëshkoi miqtë në minutën e tretë shtesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›