Wesley Sneijder mirëpret Kuyt

Wesley Sneijder është i bindur se bashkëkombasi i tij, Dirk Kuyt, do të jetë bashkëlojtar i tij te Interi para mbylljes së afatit kalimtar veror.
"Unë shpresoj se ai do të jetë këtu para përfundimit të afatit kalimtar veror. Dirk Kuyt e di se çfarë e pret te Interi dhe unë jam i sigurt se do të jemi bashkëlojtarë brenda javës, unë mezi pres të luaj me të", tha Sneijder për "Corriere dello Sport".
Trajneri i Interit, Rafa Benitez, është adhurues i flaktë i Kuyt dhe sipas të gjitha gjasave, spanjolli pritet të sjellë edhe holandezin por edhe Mascheranon në Meazza.