Zyrtare: Diego te Volfsburgu
Sipas mediave italiane, lojtari mbërriti pasditen e djeshme në Gjermani dhe sot kaloi me sukses vizitat mjekësore. Nga sa bëhet e ditur, 25-vjeçari ka nënshkruar me ish-kampionët e Bundesligës një kontratë katër vjeçare dhe do të përfitojë gjashtë milionë euro në sezon. Kurse në arkat e Juves do të shkojnë 15 milionë euro plus dy milionë nëse Volfsburgu kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Prezantimi zyrtar pritet të bëhet sot në orën 14:00.
Pra përfundimisht braziliani është jashtë planeve të Luixhi Delnerit, duke i dhënë fund aventurës së tmerrshme në Itali. Ndërkohë, lidhur me merkaton e “Zonjës”, po sot u vendos përfundimisht që Alberto Di Natale do të qëndrojë te Udineze. Kjo i hap rrugën transferimit të Xhanpaolo Pacinit nga Sampdoria, duke parë edhe dështimin e xhenovezëve në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.