West Ham kërkon të huazojë Balotellin
Skuadra e West Ham Unitedit dëshiron të sjellë në Premier Ligë sulmuesin e Interit, Mario Balotelli, në formë huazimi.Tablodi britanik "The Daily Mirror" njofton se trajneri i West Hamit, Gianfranco Zola, kishte dashur të transferonte Balotellin që në afatin kalimtar të janarit, mirëpo kishte dështuar.Ndërsa tani skuadra angleze ka rishfaqur interesimin për sulmuesin italian, i cili nuk dëshiron të jetë zgjedhje e dytë te skuadra e Interit.