Ranieri trajneri i ri i Zenitit
Torino - Ish-trajneri i Juventusit do të drejtojë ekipin rus të Zenit të Shën Petërburgut. Juventusi do të kursejë një milionë euro, ndërsa trajneri do të përfitojë 2,5 milionë për dy sezone. Sot palët ndodhen në Romë ku Ranieri po takohet me presidentin e klubit Dukov dhe drejtorin e përgjithshëm Mitrofanov. (Tuttosport)