West, do zhdukjen e fotografive me fund

Kanye West ka kërkuar që fotografitë e tij, ku ai shihet i veshur me një fund nga lëkura, të fshihen nga databaza e një agjencie fotografishë. Reperi 35 vjeçari është lodhur nga shakatë e ndryshme qe kane te bejne me zgjedhjen e kesaj veshje.
Kanye ka kërkuar nga Getty Images, që të fshijnë çdo fotografi të tij veshur me fundin e gjërë nga lëkura, në vitin 2012, në një koncert bamirësie për Uraganin Sandy. Fundi në fjalë është dizajnuar nga dizajneri aktual dhe i preferuari i West, njeherit mik i tij i mirë, Riccardo Tisci. Pas e ka veshur fundin disa herë gjatë turneut "Watch The Throne" , Kanye është përqeshur nga koleget muzikantë. /Indeksonline/