E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Egërsohet" Elvana

Këngëtarja Elvana Gjata rikthehet në tregun muzikor me një këngë të re, xhirimet për videoklipin e së cilës kanë nisur tashmë.

Fotografia e mëposhtme është shkëputur pikërisht nga xhirimet e videos, për këngën që do të mbajë titullin “Fake”.   Për dallim nga paraqitjet e saj më të hershme, duket se Elvana ka zgjedhur të jetë mjaft  e ''egër" në këtë video, në të cilin do të shfaqen mes tjerash edhe kafshë të egra.
Gjatë karrierës së saj, këngëtarja është shquar për paraqitjet  femërore, por këtë herë ajo rikthehet ndryshe.   Ndonëse muaj më parë kishte paralajmëruar videoklipin e këngës "Beso", Elvana nuk ka sjellë asgjë të re që nga kënga kushtuar 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, “Gjaku im”. /Indeksonline/    

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›