Shpati: Di Caprion e kemi mik

Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj, është fotografuar në Miami me aktorin e njohur, Leonardo Di Caprio.
Pas publikimit të fotografive, biondja ka mohuar të ketë romancë mes tyre, duke thënë se me Di Caprion ka raporte miqësore.
"Leonardon e njoh dhe une. E kemi mik. Kemi pire kafe bashke. Aferdita ka qene ne grup bashke me modelen Tika Ivezaj. Kushdo qe te kishte qene ne vend te Aferdites, do te fotografohej nga paparacet, sepse Leo eshte shume i famshem", transmetojnë revista shqiptare "Anabel". Dreshaj ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është duke zhvilluar karrierën e saj si modele./Indeksonline/