Merren peng 4 shqiptarë, familja greke kërkon 25 mijë euro

Katër të rinj nga Dukagjini janë rrëmbyer dhe po mbahen peng nga një familje greke në Kretë. familja e njërit prej të marrëve peng ka denoncuar rastin, ndërsa bënë apel për ndihmë.
Arsyeja e pengmarrjes mendohet të jetë një vjedhjeë që kanë bërë të rinjtë në një banesë në Kretë. Pronarët e shtëpisë së grabitur kërkojnë në këmbim të lirimit, 25 mijë ose thonë se do të ekzekutojnë sipas tyre grabitësit nga Dukagjini.
Të rrëmbyerit janë Klodian Marku, Fatjon, Kristian dhe Mark Rregalla, transmeton shekulli.
Grupi i të rinjve kanë qenë të denoncuar në policinë greke për këtë rast vjedhjeje nga pronarët e shtëpisë të cilët pretendojnë se i janë grabitur shuma të mëdha parash. Policia pas hetimit të ngjarjes së denoncuar, ka arritur në përfundimin se të rinjtë nga Dukagjini nuk kanë dorë në vjedhjen e pretenduar. Blutë greke i kanë liruar të rinjtë nga akuzat, por familja mesa duket ka vendosur të bëjë vetëgjyqësi. Ata kërkojnë 25 mijë euro në këmbim të lirimit të djemve, në të kundërt do t’i ekzekutojë.
Familja e Klodian Markut bënë apel për ndihmë nga Ambasada shqiptare në Greqi, pasi siç shprehen ata i riu është i pafajshëm. Ata nuk janë të përfshirë në vjedhje./Indeksonline/