Fyle: Marrëveshja të mos mbetet vetëm në letër

“Marrëveshja e arritur në Bruksel duhet të zbatohet, dhe jo të mbetet në letër”, është mesazhi që Komisionari për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle u ka dërguar Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.
Fyle gjatë një interviste për gazetën serbe “Kurir” ka deklaruar se marrëveshja e Brukselit është një marrëveshje e ekuilibruar që hap rrugën për një të ardhme më të mirë për Serbinë dhe Kosovën.
Ai theksoi se zbatimi i marrëveshjes së arritur do të sjell ndryshim të madh në marrëdhëniet mes dy shteteve.
“Marrëveshja ka dërguar një mesazh të fortë në Evropë në gatishmërinë e të dyja palëve për të kapërcyer konfliktin e së kaluarës. Ajo gjithashtu pasqyron vendosmërinë, guximin dhe gatishmërinë për kompromis. Dituria është aftësia për të shikuar kah e ardhmja, në më shumë se një raund të zgjedhjeve. Këto janë të gjitha virtytet evropiane”, deklaroi Fule.
Sipas Fyles, caktimi i datës për nisjen e negociatave për antarësim të Serbisë në BE, varet nga zbatimi i planit të marrëveshjes.
“Shpresoj që shtetet anëtare të BE-së në vendimin e tyre do të ndjekin rekomandimet tona, shtetet anëtare do të shikojnë efektet e një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha ndër të tjera Fule./Indeksonline/