Westerwelle: Statusi i Kosovës, çështje e mbyllur

Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle në debatin e fundit në Bundestagun gjerman kushtuar Kosovës, ka deklaruar se qeveria gjermane, përsërit se statusi i Kosovës dhe çështja e kufijve në Ballkanin perëndimor është plotësisht e mbyllur.
Duke vlerësuar përparimet që ka bërë Kosova, Westerwelle theksoi se ajo ka edhe shumë punë për tu bërë gjë që është theksuar edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2010, sidomos sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe sistemit të drejtësisë.
Ai gjithashtu ka kërkuar nga deputetët gjermanë zgjatjen e mandatit për ushtarët e Bundesëehrit në Kosovë.
Gjermania, ka thënë Westerwelle do të vazhdojë të jetë e pranishme me trupat e saj në Kosovë për sa kohë që do të jetë e nevojshme, për t`i ndihmuar edhe më shumë rritjes së stabilitetit në këtë vend.