E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanoviç: Serbia nuk do t`i njoh vulat e Kosovës


Sekretari në Ministrinë për Kosovën, në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, ka deklaruar se shteti serb nuk do t`iu njoh shqiptarëve dokumentet që kanë vulën ku thuhet “Republika e Kosovës”.

Në një intervistë për gazetën serbe “Dnevnik” Ivanoviç theksoi se Serbia nuk do të njohë dokumentat e qytetarëve të Kosovës të cilat dëshirojnë që të udhëtojnë nëpërmjet Serbisë.


Ai gjithashtu ka theksuar se përfaqësuesit e Prishtinës duhet të paraqiten me emrin UNMIK – Kosovo në forumet rajonale.

“Vlerësojë se mënyra më e mirë e paraqitjes së përfaqësuesve të Prishtinës në forumet rajonale do të ishte me UNMIK – Kosovo, sepse UNMIK-u simbolizon rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, si dhe tërë komunitetin ndërkombëtar në Kosovë”, ka theksuar Ivanoviç.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›