E Diel, 1 Nëntor 2026

Westerwelle dhe Gilmore dënojnë sulmin në Afganistan

Ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle si dhe homologu u tij irlandez, Eamon Gilmore, pas një takimi në Berlin, kanë dënuar sulmet e sotme në Afganistan, ku mbetën të vrarë më shumë se 40 persona dhe u lënduan rreth 70 të tjerë.

“Ne e dënojmë këtë akt barbar. Kjo është një mizori që nuk mund të arsyetohet me asgjë. Ky veprim i tmerrshëm dëshmon sërish se dhuna dhe mungesa e tolerancës nuk duhet ta pengojë një të ardhme më të mirë dhe më paqësore për Afghanistanin”, ka thënë Westerwelle.

Nga ana tjetër, edhe ministri i Jashtëm i Irlandës, Gilmore e ka dënuar fuqishëm sulmin e sotëm në Afganistan, duke shtuar se “të gjithë së bashku duhet të punojmë për një zgjidhje paqësore të konflikteve dhe duhet të punojmë kundër këtyre aktiviteteve të dhunshme që u panë këtë mëngjes”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›