Westerwelle kërcënon Sirinë me sanksione të tjera

Për shkak të vazhdimit të dhunës kundër opozitës në Siri ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle ka kërcënuar sërish presidentit të shtetit Bashar al Assad me sanksione të tjera. Gjermania së bashku me Ligën Arabe do ta rrisë edhe më tej trysninë, i tha ai gazetës "Hamburger Abendblatt".
Izolimi ndërkombëtar i qeverisë siriane, tha Westerwelle, po bën përpara në sajë të masave ndëshkuese të deritanishme të Bashkimit Evropian, përfshirë ndalim-importin për naftë të papërpunuar.
Liga Arabe i ka bërë të qartë kreut të shtetit Assad deri të tërhequshtrinë nga zonat e banuara.