E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, ndërron jetë ish-Presidenti Oskar Luixhi Skalfaro

I lindur më 9 shtator 1918 në Novara, në veri të Italisë, Skalfaro ishte President i Republikës në vitet 1992 - 1999.

Ai e filloi karrierën si magjistrat në vitin 1943 dhe hyri në politikë në vitin 1946, i zgjedhur në Asamblenë Kushtetuese.

Skalfaro ka mbajtur tre postet kryesore në vend, atë të Presidentit të Republikës, presidentit të Senatit dhe presidentit të Dhomës së deputetëve.

Gjithashtu ai ka qenë ministër i Brendshëm në vitet ‘80 në dy qeveritë socialiste të Betino Kraksit.

Në vitin 1999, në fund të mandatit presidencial, ai u bë senator me të drejta të plota, ashtu si ish-shefat italianë të Shtetit duke u përfshirë në radhët e Partisë Demokrate.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-01-29 15:06
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›