E Shtunë, 31 Tetor 2026

19 të vrarë nga dhuna në Siri

Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se 10 ushtarë humbën jetën kur autokolona e tyre u sulmua në veriperëndim të vendit, ndërsa 3 civilët mbetën të vrarë vranë nga përleshjet me trupat e regjimit, në afërsi të Damaskut.

Agjencia zyrtare e lajmeve SANA tha se 6 ushtarë të tjerë vdiqën në rajonin Sahnaja, kur autobusi i tyre u sulmua nga “terroristët e armatosur”- një referencë kjo që autoritetet siriane e përdorin për rebelët.

Raportet është vështirë të verifikohen në mënyrë të pavarur, për shkak të masës së qeverisë që ndalon gazetarët e huaj të raportojnë nga brenda vendit.

Siria që nga marsi i kaluar përballet me protesta antiqeveritare që kërkojnë rrëzimin e presidentit Bashar al-Asad.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-01-29 15:53
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›