Leter Prokurores se Pergjithshme Ina Rama

shte ne tagrin e Prokurores se Pergjithshme dhe detyrim moral dhe profesional i juaji personalisht zonja Prokurore qe te beheni avangarda e luftes kunder krimit te organizuar me pronen qe nuk po ju kthehet subjekteve te shpronesuar. Prandaj ne te mire te punes tuaj dhe te rivendosjes se drejtesise ju kerkoj qe te urdheroni...
Nga Rrapo Hajredin Danushi
Prokuroria si organ akuze ka filluar kryesisht hetimet ndaj deputetes se PD-se znj. Albana Vokshi ne lidhje me ceshtjen e perfitimit te disa koncesioneve prej bashkeshortit te saj z.Arjan Tartari. Per kete ceshtje Prokuroria ka filluar hetimet kryesisht duke regjistruar procedimin penal per akuzat e korrupsionit aktiv dhe korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike shperdorim detyre si dhe akuzat e tjera qe mund te dalin nga hetimi. Kete radhe prokuroria ka filluar procedimin kryesisht duke u nisur nga shkrimet e publikuara ne gazete dhe deklaratat e deputeteve te Partise Socialiste.
Ju drejtohem publikisht juve znj. Ina Rama dhe te gjithe prokuroreve perfshi edhe prokuroret qe kane filluar kete ceshtje. Urime per kete hap te pare sepse tregon se po shkeputeni nga komandat e mafies dhe korrupsionit qe deri tani ju te prokurorise iu jeni nenshtruar duke mos i hapur fare apo duke i pushuar hetimet. Rikujtoj se me 10 Dhjetor 1994 gazetat denonconin se per 30 muaj shtypi ka akuzuar mbi 50 politikane... dhe se lista TETA mbi korrupsionin nuk eshte e plote. Por prej asaj kohe prokuroria eshte perdorur nga politika dhe i eshte nenshtruar korrupsionit dhe situata ka ardhur duke u renduar. Politikaneve qe akuzoi i ndieri Perikli Teta nuk di tu kete hyre gjemb ne kembe dhe numri tyre cdo vit eshte shtuar Tregues i pa kundershtueshem i punes se dobet te prokurorise eshte situata e korrupsionit me pronat vecanerisht ne Qarkun e Vlores. Per kete situate tejet te rende une ju kam vene ne dijeni zonja Prokurore e Pergjithshme por Ju nuk me jeni pergjigjur. Kam parasysh letren qe une ju kam postuar rekomande me kartele me 02.12.2009 ku nder te tjera ju kam shkruar ... Kush ka bere shperdorim te detyres prokurorja Vojsava Starova qe padrejtesisht pushoi dy kallezime penale te paraqitur nga Zyra Permbarimore e Vlores per kryerjen e vepres penale pushtim toke dhe pengese per ekzekutim te vendimit te gjykates apo ata dy gjyqtaret e Vlores te cilet ne nje rikallezim te dyte te bere nga une i deklaruan fajtore dhe i denuan shtetasit M. A. dhe F.R.
Populli e di mire se jo vetem Vlora por edhe ne qarqet e tjera ka prokurore si Vojsava Starova qe kane mentalitetin e urrejtjes dhe luftes klasore ndaj te shpronesuarve dhe kete e shprehin. duke pushuar ankimet e te shpronesuarve dhe keta nuk jane pak. Ka dhe nga ata qe jane pjese e lojes dhe e presioneve ndaj te shpronesuarve qe nuk veprojne nese nuk ju futet paraprakisht nje gje ne xhep.
Ne mbyllje te asaj letre ju kam shkruar ... e perseris kerkesen ju lutem shume te me pergjigjeni nese jeni korrekt me detyren te me pergjigjeni kush ka kryer shperdorim te detyres prokurorja Vojsava Starova apo ata dy gjyqtaret. Fakti qe ju znj. Prokurore e Pergjithshme me ligj jeni e detyruar tu pergjigjeni cdo qytetari dhe ju nuk me kthyet pergjigje pra edhe Ju qe duhet te jeni avangarde e zbatimit te ligjit ne kete rast nuk e keni kryer detyren. Nuk e teproj aspak nese ju them publikisht se per probleme prone si pronar i shpronesuar nga pozita e te demtuarit akuzues kam qene i detyruar dhe kam prishur me vendim gjykate pese vendime te pushuara nga prokuroret e Vlores. Kjo eshte tregues se prokuroret e Vlores kane tendencen te mos marrin ne konsiderate ankimet e drejta dhe ti pushojne hetimet per ankimet e te shpronesuarve nga diktatura. Meqenese ne Qarkun e Vlores anarkia e prones eshte me e theksuar se kudo sepse Kushtetuta dhe ligji qe ja kthen pronen pronarit shkelet me te dy kembet nga korrupsioni qe ka molepsur zyrtaret gjyqtaret dhe prokuroret Ju lutem znj. Prokurore te beni publik bilancin e punes se Prokurorise Vlore se sa eshte nr i ankimeve penale per probleme prone qe kane bere pronaret e shpronesuar sa eshte nr. i hetimeve te pushuara cilet jane prokuroret qe i kane pushuar ceshtjet sa eshte nr i hetimeve te nisura kryesisht nga prokuroria e Vlores dhe sa eshte nr. I te ndeshkuarve per korrupsion me pronat. Ndjej detyrim moral te pohoj se ka punonjes te ndershem dhe deshiroj te bej dallim per prokurorin Maksim Sota. Me kete rast ju pergezoj qe se fundi Ju e keni vleresuar kete prokuror duke e ngritur ne pergjegjesi zv. Drejtues i Prokurorise Vlore. Perseri deshiroj te ve ne dukje para jush se ne Prokurorine e Vlores ka njerez te perkushtuar dhe me ndershmeri profesionale si p.sh. Agron Nakollari oficer i policise gjyqesore i cili ka mbi 10 vjet ne kete detyre por puna e tij nuk eshte vleresuar sepse atij i mungon miku.
Njesia e perbashket hetimore e task-forces se Prokurorise vlen te lavderohet dhe te falenderohet publikisht per fillimin e hetimeve kryesisht nga shkrimet ne gazete kunder Albana Vokshit por ju lutem kujdes qe ky veprim te mos perfundoje me mbyllje te hetimeve. E themi kete paralajmerim pasi jane me dhjetera e dhjetera ankime penale prej pronareve per pushtim toke per mos ekzekutim te vendimeve te gjykatave dhe prokuroria nuk fillon veprimet ose merren vendime per pushim te hetimeve. Kjo situate eshte alarmante vecanerisht ne Vlore Qark ku dhe anarkia e prones eshte me e theksuar. Por cdo situate ka zgjidhje mjafton te kete vullnet per te zbatuar ligjin dhe per ta ndeshkuar realisht korrupsionin.
shte ne tagrin e Prokurores se Pergjithshme dhe detyrim moral dhe profesional i juaji personalisht zonja Prokurore qe te beheni avangarda e luftes kunder krimit te organizuar me pronen qe nuk po ju kthehet subjekteve te shpronesuar. Prandaj ne te mire te punes tuaj dhe te rivendosjes se drejtesise ju kerkoj qe te urdheroni rihapjen dhe rivleresimin e te gjitha vendimeve per pushim te hetimeve qe prokuroret kane dhene per kallezimet penale te te shpronesuarve per pushtim toke pengim ne ekzekutim te vendimeve te gjykates ne te kundert ky proces qe keni filluar eshte nje loje e sajuar midis Qeverise dhe Prokurorise per te mashtruar opinionin se gjoja Prokuroria lufton korrupsionin kur ne fakt korrupsioni mbrohet.
Ne mbyllje urojme ju dhe nepermjet jush prokuroret e Task forces qe kane nisur kete hetim te ndeshkojne korrupsionin qe po mban te gjalle anarkine me pronen dhe anarkine institucionale ne teresi duke na renditur nder vendet me korrupsion shume te larte.
Derguar nga autori kryetar i Shoqates Kombetare te te Shpronesuarve Pronesi me Drejtesi