PS letër DASH: Trafiku i Armëve partner Berisha
Partia Socialiste e lidh çështjen e trafikut të armëve me vetë kryeministrin e vendit Sali Berisha. Grupi i PS-së mësohet se i ka dërguar një letër Kongresit Amerikan dhe Departamentit të Shtetit ku ndër të tjera thuhet se: “Pas trafikut të armëve fshihet një bandë kriminale me partner Sali Berishën”. Sipas Braçes firmat e Berishës kanë bërë të thyhen të gjitha rregullat ndërkombëtare. Ndërsa i pyetur lidhur me akuzat që Kongresi bën për ambasadorin Amerikan në Tiranë John Uithers, Braçe u shpreh se: “Është një çështje që i përket vetë kongresit, Partia socialiste vazhdon të vlerësojë rolin e ambasadorit në zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit”.