E Shtunë, 31 Tetor 2026

Whitmore takon Topallin Presidenti sfide e suksesshme

Me kreun e Kongresit evropian të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale Whitmore u takua dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Zpnja Topalli shprehu mirënjohje për mbështetjen që i kanë Shqipërisë në të gjitha proceset demokratike. “Presidenca shqiptare e KiE, në këtë 100 Vjetor të krijimit të shtetit, shënon një ngjarje të madhe historike për Shqipërinë, në mandatin e së cilës, do të ketë aktivitete shumë të rëndësishme-tha kryetarja e Kuvendit. Zoti Whitmore tha se kjo është një përgjegjësi e merituar nga ana e Shqipërisë dhe përgëzoi Kryetaren e Kuvendit për procesin e zgjedhjes së Presidentit, si një sfidë e përballuar me sukses.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›