Whitmore-Berishes Mbeshtesim axhenden e Shqiperise ne krye te KiE
Kryeministri Berisha u takua me presidentin e Kongresit Evropian të Autoriteteve Lokale Rajonale, Keith Whitemore, i cili e vlerësoi si një ngjarje shumë të rëndësishme marrjen e presidencës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës nga ana e Shqipërisë, duke garantuar mbështetjen për axhendën e saj gjashtëmujore. Ai shprehu vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm me Shqipërinë. Kryeministri Berisha e vlerësoi marrjen e kësaj presidence si një ngjarje me rëndësi historike, e cila vjen në vitin jubilar të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Presidenti i Autoriteteve Lokale Rajonale, u njoh me zhvillimet dhe reformat që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për decentralizimin dhe mbështetjen ndaj qeverisjes lokale me projekte konkrete. Kjo mbështetje do të vijojë-tha kryeministri, ndërsa qeverisja vendore duhet të dëshmojë eficencë, veçanërisht në mbledhjen e taksave.