E Diel, 1 Nëntor 2026

Presioni i LSI detyroi mazhorancën të tërhiqej nga moratoriumi i skafeve

Share

Metalla: Jahtet duhet të dalin vetëm nga portet dhe jo nga ndonjë pjesë tjetër e bregdetit

LSI tani është një parti që e ka kapur për hunde PD-në dhe e detyron të bëjë çfarë të dojë. Ka qenë presioni i LSI ai që detyroi mazhorancën të tërhiqet nga moratoriumi anti-skaf, për të bërë disa lehtësime. Në fakt PD është treguar shumë e prerë se nuk do e heqë moratoriumin, por presioni i deputetëve të LSI se do bashkohen me PS për rrëzimin e moratoriumit bëri që PD të tërhiqej nga pozicioni fillestar. Tani janë propozuar disa ndryshime në moratorium nga tre deputetë, Osman Metalla, Lefter Koka dhe Dashamir Tahiri.

Ndryshimet parashikojnë që do të lejohen të lundrojnë anijet me vela dhe jahtet.

Deputeti Metalla ka thënë megjithatë se jahtet duhet të dalin vetëm nga portet dhe jo të përdoren në çdo pikë të bregut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›