E Shtunë, 31 Tetor 2026

Whitney Houston vdes në moshën 48-vjeçare

Këngëtarja dhe aktorja, fituese e Çmimit Grammy, Whitney Houston vdes në moshën 48-vjeçare.

Policia tha se ajo u deklarua e vdekur mbrëmë vonë në dhomën e saj, në katin e katërt të Hotelit Beverly Hilton në Los Angeles. Hetuesit thanë se iu përgjigjën dhomës pasi morën një telefonatë urgjente.  Ata thanë se u bënë të gjitha përpjekjet për ta sjellë Houston-in në jetë. Policia tha se shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende.

Vdekja e të famshmes Whitney Houston vjen në natë para ceremonisë së Çmimeve Grammy në Los Angeles, ku gjashtë herë fituesja e çmimit Grammy ishte mbledhur me qindra artistë për programin.

Ngushëllimet dhe reagimet nga njerëz të famshëm dhe dashamirës të saj kanë mbushur faqet sociale në Internet.

Houston shiti mbi 170 milionë albume dhe këngë, duke u bërë një nga artistët më të shitur të botës. Albumi që mban emrin e saj, i hedhur në treg në vitin 1985, u shit në 25 milionë kopje.

Talenti i saj e çoi atë nga muzika në kinematografi, me interpretimet e saj në filma si  The Bodyguard dhe Waiting to Exhale.

Vitet e fundit ajo pati probleme me droga dhe alkoolin. Ajo ishte e martuar me këngëtarin Bobby Brown nga viti 1992 në vitin 2007. Ata kanë një vajzë. Houston fajësonte për problemet e martesës të shoqin, i cili u akuzua për dhunë në familje në vitin 1993

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›